Barcelona pas një finish dramatik mposht Cadizin
Barcelona është dashur të djersitët goxha shumë për të marrë pikët maksimale ndaj Cadizit.
Katalonasit krejt në finish të ndeshjes mundën Cadizin, me rezultat 2-0, të dielën mbrëma në kuadër të javës së dytë në La Ligë.
Pjesa e parë nuk solli asnjë gol pavarësisht rasteve të shumta të Barcelonës.
Hero i ndeshjes rezultoi të jetë mesfushori Pedri që shënoi nga afërsia pas një asistimi perfekt të Ilkay Gundoganit (82’).
Barcelona në fakt shënoi edhe pas tetë minutave me anë të Ansu Fatit, por pas rishikimit të VAR-it rezultoi që Lewandowski ishte në pozitë jashtë loje në momentin e asistimit.
Ferran Torres (90+4’), realizoi golin e dytë për skuadrën e Xavi Hernandezit.
Barça arrin fitore e parë në La Liga për këtë edicion duke u renditur në pozitën e katërt me katër pikë, derisa Cadiz bie në vendin e 11-të me tre sosh.