“E dalloj nga stërvitja”, Ten Hag: Antony është rikthyer ai i Ajaxit!

“E dalloj nga stërvitja”, Ten Hag: Antony është rikthyer ai i Ajaxit!

Manchester United u kualifikua për në gjysmëfinalen e FA Cup pasi eliminoi në një përballje dramatike me rezultatin 4-3 pas kohës shtesë, Liverpoolin.

Por, për të mbërritur deri te festa finale, “Djajtë e Kuq” patën nevojë për golin e Antony në minutën e 87.

Braziliani, i aktivizuar nga stoli në minutën e 71, realizoi golin e barazimit 2-2 që dërgoi sfidën në shtesë. Pas ndeshjes, trajneri Erik ten Hag pati elozhe për Antony duke theksuar se sulmuesi anësor është rikthyer në versionin e kohës së Ajaxit.

“Ky gol ishte shumë i rëndësishëm për Antony pasi ka vuajtur në këto kohë. Ai e di shumë mirë se nuk ka qenë në më të mirën dhe kishte humbur besimin. Por, i duhet të luftojë dhe në këto dy javë e kam parë që është përmirësuar. Në stërvitje tashmë po shoh Antonyn që njihja te Ajaxi. Jam i sigurt se do të rikthehet në versionin më të mirë”, u shpreh Ten Hag.

Share This