Klopp: Kur kujtoj atë rast pesë kundër dy!

Klopp: Kur kujtoj atë rast pesë kundër dy!

Liverpooli e pati në dorë kualifikimin në gjysmëfinale të FA Cup në ndeshjen me Manchester United, në “Old Trafford”, por goli pësuar (shënoi Rashford) pak para fundit të kohës së rregullt e çoi ndeshjen në shtesë.

Liverpooli sërish kaloi në epërsi, në minutën e 105-të, por pësoi dy gola të tjerë me autorë Rashford dhe Diallo.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e pranon se skuadra e tij pati probleme në fazën sulmuese:

“Ishte e vështirë sepse United kishte cilësi, ndërmori shumë rreziqe. Kishte momente kur ata luanin një kundër një në prapavijë, ne duhet t’i kishim shfrytëzuar më mirë hapësirat, ky është problemi. Sa më gjatë të shkojë ndeshja, vendimmarrja nuk përmirësohet, më lejoni ta them kështu. Ata morën përsipër rrezikun dhe ne nuk përfituam.

Një moment i veçantë, që më vjen në mendje, ishte kur Liverpooli pati një mundësi me pesë sulmues kundër dy mbrojtësve, por një pasim i vonuar dhe i dobët nga Cody Gakpo bëri që kjo mundësi të mos shfrytëzohej.

Ne nuk e mbyllëm ndeshjen. Kur e lë derën hapur larg shtëpisë, në “Old Trafford”, është e qartë se ata do të kenë shanse. Ishte vërtet e vështirë për ne.”

Share This