Gafa, euro(auto)gola, VAR, penallti dhe i kuq, Chelsea në gjysmëfinale të FA Cup
Chelsea në gjysmëfinale të FA Cup. Skuadra londineze fitoi 4-2 përballë Leicester Cityt në “Stamford Bridge”, në një ndeshje ku nuk munguan emocionet, golat e bukur, gafat, autogoli, penalltia e humbur, futja e tifozit në fushë, VAR-i dhe kartoni i kuq.
Cucurella dhe Palmer kaluan Chelsean në avantazh në pjesën e parë, fraksion gjatë së cilit Sterling humbi një penallti. E dyta nisi me autogolin e Disasit, teksa eurgoli i Mavididit barazoi shifrat.
Skuadra e Enzo Marescas mbeti me dhjetë lojtarë në të 73’ pas daljes me të kuq të Doyle. Chelsea përfitoi dhe realizoi dy gola në minutat shtesë. Me anë të Chukwuemekas (super asist i Palmer) dhe Maduekes (eurogol).
Chelsea u bashkohet në gjysmëfinale Manchester Cityt dhe Coventryt, teksa katërshja e FA Cup do të kompletohet nga fituesi i klasikes Manchester United-Liverpool, live në SuperSport 2 (16:30).