Juventusi s’fiton as ndaj Genoa-s

Juventusi s’fiton as ndaj Genoa-s

Juventusi nuk zhbllokohet as kundër Genoas (0-0). Bardhezinjtë ndodhen në një moment të vështirë, teksa nuk fitojnë prej tri ndeshjesh radhazi në Serie A.

Vetëm një pikë për skuadrën e Max Allegrit, që bëri shumë pak për të siguruar tri pikët përballë ekipit të Alberto Gilardinos.

Pikë me vlera për Genoan, që vazhdon të tregohet e fortë kundër të mëdhave. Illing Junior dhe Moise Kean u ndalën nga shtylla, ndërkohë që Dusan Vlahovic u ndëshkua me të kuq në minutat e fundit.

Vetëm një fitore në tetë sfidat e fundit për Juventusin e vendit të tretë, që e sheh Bolognën vetëm 5 pikë larg. E qetë Genoa në vendin e 12-të me 34 pikë.

Share This