Inter-Napoli, Asllani përsëri në stol
Sipas mediave italiane Simone Inzagi i ka idetë e qarta për ndeshjen e sotme ku në “San Siro”, Interi pret kampionen në fuqi të Serisë A.
Për duelin delikat me Napolin, trajneri zikaltër pak çaste më parë thuhet se ka hequr edhe dyshimet e fundit sa i përket formacionit.
Në mbrojtje ishte në balotazh Bisek me Pavar, por do të jetë francezi ai që do t’i bashoket Açerbit dhe Bastonit për të formuar treshen përpara Zomer.
Ndërsa në mesfushë ishte thënë se Çalhanoglu ishte i lodhur dhe se një vend titullari mund të merrte Asllani. Inzagi e vlerëson shumë këtë duel dhe ka menduar që të aktivizojë që nga minuta e parë mesfushorin turk si titullar. Ndërsa nga stoli këtë ndeshje do ta ndjekin edhe Fratezi e Sançez. Të dy mendoheshin si titullarë, por në fushë që nga minuta e parë do të jenë Mhiktarjan dhe Lautaro Martinez.
Formacioni i mundshëm:
INTER (3-5-2): Zomer; Pavar, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Çalhanoglu, Mhitarjan, Dimarko; Turam, Lautaro