Pioli: Klubi i dëgjoi këshillat e mia dhe kjo më lumturon, pres shumë nga lojtarët e rinj
Trajneri i Milan, Stefano Pioli ka folur për merkaton dhe skuadrën një ditë para ndeshjes së parë në Serie A, ku përballë do të ketë Bologna-n.
Në konferencën për mediet, tekniku theksoi se është i lumtur me merkaton e bërë, ndërsa shton se po ashtu është i kënaqur që klubi e dëgjoi.
“Jam i kënaqur me lojtarët që kanë ardhur, nuk duhet të harrojmë se kemi ndërruar rreth 20 lojtarë me ardhjet dhe largimet. U kërkova atyre që mbetën të bëjnë maksimumin për t’u përshtatur me të rinjtë. Dua të përshëndes të gjithë ish-lojtarët e mi që kanë marrë drejtime të tjera. Tani fillon një sezon tjetër. Ne duam të jemi ambiciozë sepse kanë ardhur lojtarë të fortë”, tha ai.
Ndërsa i pyetur për këmbënguljen e trajneri për të afruar edhe një sulmues tjetër, me synimin kryesor lojtarin e kombëtares shqiptare dhe të Chelsea-t, Armando Brojan, Pioli deklaroi se dëshira është, por ende nuk dihet çfarë do ndodhë.
“Gjithçka mund të ndodhë. Mund të ndodhë gjithashtu që ne të qëndrojmë kështu siç jemi. Unë jam gjithashtu i kënaqur me performancën e Okaforit në atë rol. Colombo është rritur shumë dhe e meriton hapësirën e tij”, tha kreu i stolit të Milanit.