Superliga vazhdon sot me tri ndeshje, kryederbi Drita-Gjilani
Këtë të diel në program do të jenë tri sfida në Superligën e Kosovës në futboll.
Në këtë xhiro të 26-të, luhet derbi i anamoravës mes Dritës e Gjilanit.
Të dy ekipet kanë synime krejt të kundërta, të kaltrit luftojnë për titullin kampion, kurse të kuqtë për ikje të barazhit.
Me fitore eventuale, Drita barazohet me pikë me liderin Ballkanin.
Dukagjini – Feronikeli 74 dhe Fushë Kosova – Prishtina janë dy ndeshjet tjera.
Të tri këto përballje luhen nga ora 13:00.