Debutim ëndrrash në Premier League, Arijanet Muric shpallet lojtari i ndeshjes në fitoren e Burnley ndaj Brentford
Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, ka debutuar në Premier League të shtunën, ku skuadra e tij Burnley ka marr fitoren e parë pas dhjetë xhiros, duke mposhtur Brentford me rezultatin 2-1.
Muric bëri disa ndërhyrje fantastike për ta shpëtuar Burnleyn në disa raste. Skuadra pësoi një gol, por portieri 25-vjeçar ishte pa shanse që të priste goditjen.
Ishte ndeshja e parë e Aro Muric në Premier League, ndërsa në sezonin e shkuar ai ishte portier i parë i Burnleyt në Championship.
Me paraqitjen e sotme tregoi se Vicent Kompany duhet të mbështetet më shumë në të dhe me shumë gjasa do ta ketë sërish startues në ndeshjet e ardhshme.
Muric është vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.3 nga ‘SofaScore’, pasi gjatë takimit kishte pesë pritje.
Ai dy herë grushtoi topin, ndërsa kishte 12 topa të gjatë të saktë nga 17. Aro Muric është ftuar nga Franco Foda për miqësoret e marsit dhe pritet të jetë portieri i parë.