Xavi: PSG favorit, por kam besim dhe shpresë
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë se Paris Saint-Germain është favorit në përballjen çerekfinale të Champions League.
Të premtën është hedhur shorti i çerekfinales së Champions League ku do të ndeshen: Arsenal -Bayern Munich; Atletico Madrid – Borussia Dortmund; Real Madrid -Manchester City dhe PSG -Barcelona.
“E njoh shumë mirë Luis Enriquen dhe stafin e tij, ai është një trajner i shkëlqyer dhe ata punojnë shumë mirë… por kam besim dhe shpresë. Ta kemi ndeshjen e dytë në shtëpi është pozitive për ne”, ka thënë Xavi.