Statistikat, Lautaro me “dy fytyra”! Në Serie A një “bishë”, në Champions i “fikur”
Lautaro Martinez është padyshim lideri i Interit në këtë sezon. Por, nëse në Serie A këtë status e mban me meritë të jashtëzakonshme, në Champions League, nuk ia del të përmbushë misionin e tij dhe të udhëheqë skuadrën.
Duke lënë mënjanë penalltinë zhgënjyese ndaj Atletico Madrid, statistikat zbulojnë se argjentinasi vuan jashtëzakonisht në kompeticionin më të rëndësishëm europian. Në këtë sezon të Champions, sulmuesi i zikaltërve ka shënuar dy gola, nga të cilët vetëm një me aksion, atë kundër Real Sociedad ndërsa në raston tjetër ka ndëshkuar nga pika e bardhë Salzburgun, raporton SS.
Ndërkaq, nëse marrim për bazë tre edicionet e fundit të Lautaro Martinez në Champions League, bie në sy se 26-vjeçari ka shënuar vetëm gjashtë gola, ose përpthyer ndryshe, një gol në 353 minuta.
Shifra zhgënjyese të Lautaros, i cili duket se ndjehet më komod në Serie A teksa në Europë i duhet të orientojë shënjestrën.