Rikthehet elita e basketbollit, duele të zjarrta
Me dy ndeshjet e ditës së sotme, nis xhiroja e 25-të e Superligës në basketboll.
Lideri i Superligës, Trepça i shkon Vëllaznimit në Gjakovë dhe do kërkojë ta vazhdon ecurinë fantastike të fitoreve.
Mitrovicasit e kanë siguruar vendin e parë në sezonin e rregullt, derisa gjakovarët ta sigurojnë pozitën e pestë.
Ndeshja kryesore e javës zhvillohet po ashtu sot mes Pejës e Golden Eagle Yllit.
Dy pikë është dallimi mes dy ekipeve, më mirë qëndrojnë pejanët të dytit, një pozitë më poshtë suharekasit.
Në rast të fitores, pejanët e bëjnë një hap të madh për ta siguruar pozitën e dytë në fazën “Play OFF”. E për atë vend po lufton edhe Ylli, së bashku me Sigal Prishtinën.