Arsenal-Bayern dhe Real-City hapin çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

Arsenal-Bayern dhe Real-City hapin çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

Vetëm pak minuta më parë përfaqësuesit e tetë skuadrave më të mira të Europës kanë gjetur akordin sa u përket datave të dueleve.

Kështu të parat në fushë, më 9 prill, do të zbresin çiftet Arsenal-Bayern dhe Real-City. Ndërsa të nesërmen, më 10 prill, do të jetë radha e Atl.Madrid–Bor.Dortmund dhe PSG-Barcelona.

Për dy çiftet e para takimet e kthimit do të mbahen të mërkurën e 17 prillit ndërsa për dy çiftet e dyta e vërteta do të mësohet një ditë para, më 16 prill.

Për arsye të të drejtave televizive UEFA gjithmonë ka evituar ndeshjet e skuadrave nga i njëjti vend të luhen në një ditë, por shorti i ditës së sotme nuk i dha mundësi që të ruante këtë politikë pasi Obi Mikel me goglat e zgjedhura evitoi derbin spanjoll.

Share This