Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës, duele dramatike

Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës, duele dramatike

Në lokalët e FFK-së, të premten është tërhequr shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës.

Kryesfida e gjysmëfinaleve do të luhet mes dy rivalëve të vjetër Dritës dhe Prishtinës, një duel që pritet të sjellë ndeshje të zjarrtë pasi që të dy skuadrat synojnë të prekin finalen e madhe të kësaj gare në vendin tonë.

Ndërkaq, gjysmëfinalja tjetër sjell derbin lokal mes Suharekës dhe Ballkanit.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 3 prill, ndërsa ato kthyese më 17 prill.

Share This