Liverpool i pamëshirshëm ndaj Spartës, kualifikohet edhe Roma dhe Atalanta

Liverpool i pamëshirshëm ndaj Spartës, kualifikohet edhe Roma dhe Atalanta

Liverpool u tregua i pamëshirshëm edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Spartës së Pragës, skuadrës së Qazim Laçit dhe Indrit Tucit duke fituar me shifrat 6-1.

Mesfushori i kombëtares e nisi si titullar ndeshjen në Anfield, mirëpo “The Reds” e nisën me shumë vrull dhe shënuan katër gola në harkun e shtatë minutave (7 dhe 14) me autor Nunez, Clark, Salah dhe Gakpo.

Anglezët, pësuan një gol në fundin e pjesës së parë, megjithatë në fraksionin e dytë shënuan edhe golin e gjashtë për ta dërguar rezultatin e përgjithshëm në shifrat 11-2. Anglezët sigurojnë kështu kualifikimin për në çerekfinalet e Europa League.

Një vend për në çerekfinale siguroi edhe Roma e De Rossit përballë Brighton. Verdhekuqtë pavarësisht disfatës 1-0, e mbrojtën me fanatizëm fitoren 4-0 në Itali dhe ia dolën me sukses në transfertën angleze, transmeton SS.

Atalanta e Berat Gjimshitit u kualifikua gjithashtu për në çerekfinale teksa mposhti në Itali, Sportingun e Lisbonës me shifrat 2-1. Ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 1-1.

Share This