Goli i Hoxhës s`mjafton, Dinamo eliminohet nga Conference League

Goli i Hoxhës s`mjafton, Dinamo eliminohet nga Conference League

Dinamo Zagreb nuk ka arritur të kalojë në çerekfinale të Conference League. 

Pavarësisht fitores në ndeshjen e parë prej 2-0 ndaj Paok, në ndeshjen e dytë ka pësuar humbje të thellë me rezultat 5-1.
Baba (27′), Thomas (42′), Koulierakis (73′), Zivkovic (88′) dhe një autogol nga Sucic (34′) i kanë dhë skuadrës greke fitoren në ndeshjen e luajtur në “Toumba Stadium”.

Golin e vetëm për skuadrën kroate e ka shënuar Arbër Hoxha në minutën e dyzet e nëntë.

Nga ndeshjet e tjera të zhvilluara nga orari 18: 45 tutje kanë kaluar edhe Fenerbahce e Fiorentina.

Share This