Milani, “tris” Slavias dhe kalim në çerekfinale
Misioni u realizua për Milanin, i cili pushtoi Eden Arena-n në ndeshjen e dytë të 16-shes së Ligës së Evropës, duke mposhtur 3-1 Slavian e Pragës për të kaluar në çerekfinale.
Duke përfituar nga një karton i kuq që la skuadrën vendase me 10 lojtarë nga mesi i pjesës së parë, kuqezinjtë vendosën diktatin e tyre në 45 minutat e para: një e dy nga Pulisic (34′) dhe Loftus-Cheek (36′) “shtypën” çekët, më pas Leao (45’+6′) shpik një trajektore magjike për “tripletën”.
Në pjesën e dytë, të besuarit e Piolit administruan, më pas në finale pësojnë golin e flamurit nga Jurasek (85′). Kualifikimi me buzëqeshje të ngrirë te Milani, me dëmtimin e Maignan në pjesën e parë duke i lënë të gjithë pezull.