Konfirmohet ftesa e Kosovës për Rrahmanin
Sulmuesi Albion Rrahmani është thirrur në Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, për herë të parë pas lëndimit që pësoi në ndeshje me Andorrën.
Lajmin e ka konfirmuar skuadra e tij Rapid përmes një postimi në faqen zyrtare.
Kosova do t’i zhvillojë dy miqësore me Armeninë (22 mars) dhe Hungarinë (26 mars).
Rrahmani ka dy ndeshje në përfaqësuesen deri më tani.