Drita mposht Niklin 74’, Prishtina deklason Dukagjinin
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 25-të në elitën e futbollit tonë.
Drita ka arkëtuar pikët e plota në duel me Feronikelin 74’, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0.
Ovokua në minutën e 79-të shënoi golin e fitores për gjilanasit të cilët marrin edhe tri pikë të mëdha në garën për kreun e tabelës.
Në sfidën tjetër, Prishtina e ka deklasuar Dukagjini duke e mposhtur bindshëm prej 5-0.
Pefqeli dygolësh, Hamiti dygolësh dhe Limani një gol, shënuan për fitoren e kryeqytetasve.