PSG përgatit ofertën për Diaz, kolumbiani pëlqehet edhe nga Barça

PSG përgatit ofertën për Diaz, kolumbiani pëlqehet edhe nga Barça

PSG është duke përgatitur ofertën për anësorin e Liverpool-it, Luis Diaz.

“Daily Mail” të enjten shkruan se kampionët në fuqi të Francës janë të interesuar për kolumbianin.

Megjithatë, 27-vjeçari, i cili me “The Reds” ka kontratë deri në verën e vitit 2027, ka deklaruar se “është i lumtur në ‘Anfield’”.

Parisienët thuhet se do të provojnë të bindin lojtarin në afatin kalimtar të kësaj verë, por siç raportohet, Liverpool nuk preferon ta shes yllin e tyre.

Përveç Liverpool-it edhe Barcelona mësohet se e dëshiron Diaz-in.

Madje, thuhet se krerët e katalonasve tashmë janë takuar me agjentin e lojtarit për shikuar mundësinë e transferimit të kolumbianit në “Camp Nou”.

Diaz këtë sezon të garave, ka shënuar njëmbëdhjetë gola dhe ka bërë pesë asistime në 38 ndeshje të zhvilluara.

Share This