Denveri fiton sfidën për titull ndaj Miamit

Denveri fiton sfidën për titull ndaj Miamit

Denveri mposhti me rezultat 100-88 Miamin në përballjen mes dy ekipeve pretendente për titull në NBA.

Porter me 25 pikë mori rolin e liderit në këtë sfidë për miqtë, lojtar që mungoi te skuadra e Miami.

Ekipi i Sacramentos, falë “triple double” të Sabonis (17 pikë, 19 rebound, 10 asistime) mundi 120-107 Lakersat. Të gjithë titullarët e Kings realizuan mbi 14 pikë, duke i bërë të pavlefshme 28 pikët e Reaves për miqtë. Pas kohës shtesë fiton Chicago, që mundi me rezultat 132-129 Indianan, ndeshje ku u dallua DeRozan me 46 pikë.

Skuadra e Dallasit mundi me rezultat 109-99 Golden State, ndeshje ku dyshja Irving-Donqiq realizoi 44 pikë se bashku. Fiton edhe Orlando, 114-106 ndaj Brooklyn, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë.

Rezultatet

Detroit – Toronto                     113-104

Orlando – Brooklyn                 114-106

Indiana – Chicago                    129-132

Miami – Denver                        88-100

Memphis – Charlotte               98-110

New Orleans – Cleveland        95-116

Dallas – Golden State              109-99

Portland – Atlanta                    106-102

Sacramento – Lakers               120-107

 

Share This