Lopez i ngazëllyer me kualifikimin e Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Lopez i ngazëllyer me kualifikimin e Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Barcelonës, Fermin Lopez, është shprehur i emocionuar me golin në fitoren e skuadrës së tij ndaj Napolit (3-1).

Lopez, Joao Cancelo dhe Robert Lewandowski shënuan golat e fitores për katalonasit që tashmë ndodhen në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

“Ka katër vite që kjo skuadër pret për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Është një gëzim i vërtetët për skuadrën, lojtarët e lënduar dhe tifozët”, ka thënë Lopez.

Ai thotë se e gjithë skuadra beson te trajneri Xavi Hernandez. Lopez falënderon edhe tifozët për përkrahjen e madh që po i bëjnë Barcelonës.

“Ne gjithmonë kemi besuar te trajneri ynë. Ai na ka heq presionin që kishim, ai ka sjellë qetësi në një situatë të vështirë. Sonte stadiumi ishte plot dhe ne vërtet ndjemë forcën e tifozëve tanë”, ka përfunduar Lopez.

Share This