Inzaghi pas eliminimit: E kishim në duar kualifikimin, por…

Inzaghi pas eliminimit: E kishim në duar kualifikimin, por…

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi e pranon se të besuarit e tij, bën shumë gabime në duel me Atletico Madridin.

Interi të mërkurën mbrëma u mund nga Atletico Madrid (3-2) pas penalltive, duke u eliminuar nga gara më e madhe evropiane, Liga e Kampionëve.

Strategu italian pas ndeshjes tha se skuadra e tij bëri shumë gabime në duel me madrilenët.

“Ne e kishim kualifikimin në dorë, por bëmë shumë gabime dhe kjo beri diferencën”, ka thënë Inzaghi.

Kujtojmë së Interi sezonin e kaluar ishte finalist i Ligës së Kampionëve, ndeshje të cilën e kishte humbur nga Manchester City.

Share This