Kumbulla i zbulon të gjitha: Dybala, më i forti me të cilin kam luajtur

Kumbulla i zbulon të gjitha: Dybala, më i forti me të cilin kam luajtur

Marash Kumbulla, mbrojtësi i Sassuolos, po tenton tqë rikthehet në formë dhe dalëngadalë të përshtatet me mjedisin e ri.

Qendërmbrojtësi i huazuar nga Roma ka dhënë një intervistë për sajtin zyrtar të klubit, duke folur për shumë gjëra.

Preferoni të shikoni një ndeshje apo një seri televizive?

“Nje ndeshje”.

Cili është zhanri juaj i preferuar në muzikë?

“Reggaeton”.

Ushqimi i preferuar?

“Pica”.

Ngjyra e preferuar?

“E kaltër”.

Vendi i preferuar?

“Shqipëria”.

Keni ndonjë tatuazh? Nëse jo, do doje të kishe?

“Nuk e di… nuk kam, por do të thosha se jam pro”.

Cili është lojtari më i mirë me të cilin keni luajtur gjatë karrierës tuaj?

“Paulo Dybala”.

Përpiquni ta përshkruani veten vetëm me një fjalë?

“I duruar”.

Preferoni një gol apo një pritje në vijë?

“Shpëtimi në vijë”.

Ndeshja më e rëndësishme e karrierës së tij?

“Finalja e Ligës së Konferencës”.

Personi më i famshëm në telefonin tuaj?

“Francesco Totti”.

Shoku më i mirë në futboll?

“Edoardo Bove”.

Cila është dita më e rëndësishme në jetën tuaj?

“Kur lindi vajza ime.”

Çfarë nuk mungon kurrë në dollapin tuaj?

“Deodoranti”.

Nëse do të ishe kafshë, çfarë do doje të ishte?

“Një piton”.

Share This