“Të bashkuar kualifikohemi”, trajneri i Dortmundit kërkon ndihmën e tifozëve

“Të bashkuar kualifikohemi”, trajneri i Dortmundit kërkon ndihmën e tifozëve

Borussia Dortmund pret sonte PSV-në në “Signal Iduna Park”, stadium ku do të tentojë fitoren për të avancuar në çerekfinalet e Champions League.

Verdhezinjtë e mbyllën në barazim 1-1 duelin e parë. Trajneri i nënkampionëve të Gjermanisë, Edin Terzic kërkon mbështetjen e publikut të zjarrtë.

“Duam të shfaqim në fushë dëshirën e madhe që kemi për t’u kualifikuar në çerekfinale. Mund të mbështetemi edhe te tifozët tanë. Nëse qëndrojmë të bashkuar, jemi të të guximshëm dhe pozitivë së bashku me tifozët, është më e lehtë për ne që të luajmë mirë dhe të fitojmë.

Gjithashtu më e vështirë për kundërshtarët tanë. Stadiumi ynë është madhështor, teksa tifozët që kemi e bëjnë edhe më të mrekullueshëm”, u shpreh tekniku kroat.

Share This