Bostoni komandon në NBA, humbasin Milwaukee dhe Oklahoma

Bostoni komandon në NBA, humbasin Milwaukee dhe Oklahoma

Ekipi i Bostonit vijon të dominojë renditjen e këtij sezoni në NBA, duke fituar me rezultat 123-107 në fushën e Utah Jazz.

Jayson Tatum me 38 pikë ishte shënuesi më i mirë për Celtics, lider në fushë për skuadrën e tij.

Minnesota fitoi me rezultat 118-100 në fushën e Clippersat dhe i bashkohet grupit kryesues në Konferencën e Perëndimit, me Oklahoman dhe Denveri, me nga 45 fitore secila. Edwards me 37 pikë ishte njeriu që i dha fitoren skuadrës së Minnesota.

Zhgënjen skuadra e Milwaukee, që u mund me rezultat 129-94 nga Sacramento. Antetokounmpo realizoi 30 pikë e 13 rebound, por që s’mjaftuan. Për vendasit u dallua Fox me 29 pikë. Indiana mposhti me rezultat 121-111 Oklahoman jashtë fushe, një rezultat surprizë. Të gjithë titullarët e Indianas realizuan mbi 10 pikë (Turner me 24 pikë më i miri). Fiton edhe Memphisi, që falë 24 pikëve të Jemison mundi me rezultat 109-97 Washingtonin.

Rezultatet

New York – Philadelphia         106-79

Memphis – Washington           109-97

Oklahoma – Indiana                  111-121

San Antonio – Houston            101-103

Utah Jazz – Boston                    107-123

Clippers – Minnesota                100-118

Sacramento – Milwaukee         129-94

Share This