S’mjafton goli i Rrahmanit, Barcelona eliminon Napolin nga Championsi
Barcelona ka shënuar fitore bindëse ndaj Napolit për ta siguruar një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Katalunasit njësoi si në ndeshjen e parë ishin shumë më të mirë, duke fituar me rezultat 3:1 (4:2 i përgjithshmi).
Barcelona edhe pse me mungesa e nisi shumë më mirë, duke kaluar në epërsi përmes talentit Fermin Lopez që u asistua nga Raphinha.
Vetëm dy minuta më vonë, Joao Cancelo dyfishoi epërsinë duke shënuar në portën e zbrazët pasi Raphinha goditi shtyllën (17’).
Napoli dha pak shenja jete duke ngushtuar epërsinë me kapitenin e Kosovës Amir Rrahmani që realizoi një supergol pas asistimit të Politanos (30’).
Barcelona ishte më e mirë edhe në pjesën e dytë, duke shënuar fillimisht me Lemine Yamal por që u anulua për pozitë jashtë loje.
Derisa Napoli po zhvillonte disa aksione të bukura, Barcelona krijoi një kundërzbritje ku Sergi Roberto e gjeti për mrekulli të lirë Robert Lewandowskin që nuk dështoi nga afërsia për ta kualifikuar skuadrën vendase (83’), shkruan nacionale.
Barcelona tani iu bashkohet Real Madridit, Manchester Cityt, Bayern Munichut dhe PSG-së në çerekfinale, derisa kundërshtarin do ta mësojë të premten.