“Ligue 1 është një kampionat me shumë nivel”, Luis Enrique: E kisha paragjykuar!
Trajneri Luis Enrique nuk e mohon se Ligue 1, liga kryesore në Francë, i dukej një kampionat i lehtë para se të emërohej në krye të Paris Saint-Germain.
Spanjolli theksoi se tashmë ka ndryshuar mendim pasi e ka prekur nga pranë situatën duke u shprehur se niveli individual i lojtarëve dhe trajnerëve në Ligue 1 është me të vërtetë i lartë.
“Para se të mbërrija këtu mendoja se Ligue 1 ishte një kampionat i lehtë, por është tërësisht e kundërta. Ka një nivel shumë të lartë individual të lojtarëve dhe ideve të trajnerëve. Njerëzit mund të thonë se unë flas kështu pasi tashmë jam pjesë e PSG. Absolutisht jo.
Nuk është diçka që e them sepse sot jam në Ligue 1. E them sepse sinqerisht mendoj se është kështu. Është një kampionat me konkurrencë të lartë, ka shumë talente, shumë të rinj që më pas nisen në kampionate të tjera. Ka edhe një nivel shumë të lartë mes trajnerëve dhe këtë mund ta them sepse e kam përjetuar”, u shpreh Enrique.