Por Madridi nuk do të jetë vetëm një pikë themelore për ecjen e Interit në Champions League, atje ku zikaltërit, pasi kanë humbur vitin e kaluar ndaj Mançester Sitit në finale, kërkojnë të jenë fitues.
Veçse mbi të gjitha edhe një takim i rëndësishëm për rinovimin e kontratës së Lautaro Martinez, kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i Interit këtë sezon në të gjitha aktivitetet që janë luajtur.
Sipas asaj që raporton calciomercato.com, drejtuesit e skuadrës zikaltër do të takojnë Alehandro Kamanon, që pikërisht në kryeqytetin spanjoll ka bazën e tij, ndërsa me të nevojitet të diskutohet zgjatja e kontratës deri më 2026-ën.
Për Interin, Lautaro Martinez është gjithçka.