Presidenti Ademi: Po vazhdojnë punimet intensivisht në stadiumin “Rexhep Rexhepi”
Presidenti i FFK-së Agim Ademi ka vizituar stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku është duke u punuar intensivisht që të përgatitet për kategorizim nga UEFA.
Ademi është optimist se edhe stadiumi i Feronikelit ’74 do të pranohet nga shtëpia e futbollit dhe në të ardhmen ndeshjet ndërkombëtare mund të zhvillohen aty.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Sot vizitova punimet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku po punohet intensivisht për ta përgatitur për kategorizim nga UEFA dhe për ndeshje ndërkombëtare të klubeve tona.
Përgëzova kryetarin e komunës, Ramiz Lladrovci për përkushtimin e tij për sportin, e veçanarisht për futbollin me rregullimin e një stadiumi të tillë.
Uroj që ky impiant sportiv në korrik të këtij viti të jetë i gatshëm me të gjitha kriteret për t’i gostitur ndeshjet ndërkombëtare të klubeve dhe të ekipeve kombëtare të kategorive të reja.
Kësisoj, përveç stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të jenë si alternativë për ndeshjet ndërkombëtare edhe stadiumet “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe “Rexhep Rexhepi” në Drenas