Ancelotti për Arda Guler: Ka të ardhme te Reali

Ancelotti për Arda Guler: Ka të ardhme te Reali

Carlo Ancelotti është i sigurt: “Arda Guler do të bëhet pikë fikse për Real Madridin.

Lojtari turk u zhbllokua në ndeshjen ndaj Celta Vigos dhe kështu mori komplimente nga trajneri italian në konferencën për shtyp, i cili është gati të “blindojë” talentin e tij.

“Ai luajti pak, vetëm 3 minuta, por isha i bindur se mund të bënte mire”.

“Veprimi që ka bërë në momentin e shënimit të golit është e një talenti të madh, me një driblim dhe një goditje të bërë në një kohë të shkurtër dhe me këmbën e tij të dobët. Është një talent i madh, ka punuar shumë, me më shumë intensitet. Është e qartë se ai do të ketë një të ardhme këtu te Real Madrid, sepse ai është një talent i madh”.

Share This