Capello këshillon Napolin: Ju tregoj si eliminohet Barcelona

Capello këshillon Napolin: Ju tregoj si eliminohet Barcelona

Napoli do të kërkojë të vazhdojë rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, teksa mbrëmjen e të martës do të përballet me Barcelonën në transfertë, në sfidën  kthimit, me ndeshjen e parë në “Diego Armando Maradona” që përfundoi në barazim 1-1.

Skuadra italiane ka rigjetur qetësinë nën drejtimin e trajnerit Calzona dhe ka filluar të luajë sërish bukur e të argëtohet, teksa në ndihmë për kualifikimin këtë herë ju vjen një trajner ekspert si Fabio Capello.

Duke folur për median italiane,tekniku veteran italian analizoi dobësitë e Barcelonë dhe tha se Napoli do të kualifikohet lehtësisht nëse i shfrytëzon ato.

“Barcelona është skuadër shumë e mirë, por mbrojtja e saj lë për të dëshiruar. Tranzicionin negativ ata e kanë shumë të dobët dhe nëse Napoli do të dijë të dalë me shpejtësi, atëherë mund t’i ndëshkojë. Mendoj se ndeshja duhet përgatitur pikërisht në këtë mënyrë, për të dalë me kundërsulme të shpejta, duke shfrytëzuar dobësitë e kundërshtarit”, u shpreh Capello.

Share This