Kosova U16 e nis me fitore turneun e UEFA-s në Tiranë, mposht 6-0 Shqipërinë
Futbollistet e Kosovës U16 e kanë nisur me fitore turneun “UEFA Development Tournament U16” që nisi të hënën në Tiranë.
Dardanet e udhëhequra nga Albina Rrahmani mposhtën Shqipërinë me rezultat 6:0.
Anisa Meha realizoi katër gola. Ajo shënoi golat në minutat e 14, 31, 37 dhe 52, derisa dy golat tjerë i realizuan Olsa Maqastena në minutën e 42-të dhe Erijona Mehmeti, në minutën e 85-të.
Ndeshjen e radhës “Dardanet” e reja e zhvillojnë kundër Portugalisë, më 13 mars. Më 16 mars përballen me Skocinë.