Dorëzohet Enrique: Mundem vetëm t’i uroj Mbappe-s më të mirat në të ardhmen
Trajneri i Paris Saint-Germain Luis Enrique ka lënë të kuptohet se sulmuesi Kylian Mbappe mund të mbetet shumicën e kohës në stol.
Francezi u la në stol në barazimin 2:2 ndaj Reims, duke u inkuadruar vetëm në minutën e 73-të.
Pas ndeshjes, Enrique është pyetur sërish se pse po e lë në stol Mbappen, që është ylli i skuadrës, mirëpo përgjigja e tij ishte e thjesht dhe e qartë.
“Mund vetëm t’i uroj Kylian Mbappes më të mirën për të ardhmen. Është lojtar i pabesueshëm dhe person edhe më i mirë. I uroj më të mirat”, tha tekniku spanjoll duke konfirmuar vendimin për largimin e francezit, transmeton nacionale.
Mbappe edhe pse ende s’është zyrtare, e ka njoftuar PSG-në se do të largohet sapo të përfundojë ky sezon dhe nuk është më i hapur të dëgjojë oferta për rinovimin e mundshëm.
Ai do të largohet si agjent i lirë me Real Madridin si destinacioni më i mundshëm, ku raportohet se vetëm disa detaje të vogla janë duke u shikuar, si të drejtat e imazhit dhe një klauzolë milionëshe nëse e fiton Topin e Artë.
Mbappe deri më tani ka qenë i heshtur sa herë është pyetur rreth të ardhmes, duke deklaruar se po synon ta mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë me PSG-në.