Stadium me standarde të UEFA-së edhe në Shtime
Edhe qyteti i Shtimes do të bëhet me stadium të ri, modern dhe sipas standardeve të UEFA-së dhe FIFA-së.
Kjo pasi tashmë janë ndarë 2.4 milionë euro për rinovimin e tërësishëm dhe zgjerimin e stadiumit.
“Stadiumi i qytetit do të jetë modern dhe sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-së. Projekti përmban ndërtimin e tribunave të reja për rreth 1200 shikues si dhe pjesët tjera përcjellëse te stadiumit siç janë zhveshtoret, hapësira teknike, hapësira për media etj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Ndryshe, investimet në stadiume parashikohet të vazhdojnë për shkak të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetarë që do të organizohen në Kosovë në vitit 2030.