Lakersat mposhtin Minnesotan, triumfojnë edhe Milwaukee e Oklahoma
Fitorja e dytë radhazi për Lakersat në NBA, që me ekipet e forta tregon dhëmbët, duke mposhtur me rezultat 120-109 Minnesotan.
James realizoi 29 pikë e Davis 27 pikë e 25 rebound, një dyshe që bëri diferencën në fushë. Të gjithë titullarët e Lakersave realizuan mbi 13 pikë, ndërkohë që humbja zbret Minnesotan në vendin e tretë në Perëndim. Fiton ekipi i Milwaukee, që mundi me rezultat 124-117 Clippersat, duke u ngjitur në vendin e dytë në Lindje. Lillard me 35 pikë e Antetokounmpo me 34 pikë ishin liderë në fushë për Bucks.
Zhgënjen Miami, që në fushën e tij u mund me rezultat 110-108 nga Washingtoni, ndeshje ku për skuadrën mike u dallua Kuzma, autor i 32 pikëve.
Oklahoma është ngjitur në vendin e parë në Perëndim pas fitores me rezultat 124-93 ndaj Memphisit. Vendimtar ishte stoli i skuadrës së Oklahomës, që realizoi 58 pikë në këtë ndeshje. Fiton edhe Brooklyn, që mundi me shifrat 120-101 Clevelandin, me Cam Thomas protagonist, autor i 29 pikëve.
Rezultatet
Clippers – Milwaukee 117-124
Sacramento – Houston 104-112
Orlando – Indiana 97-111
Miami – Washington 108-110
Atlanta – New Orleans 103-116
Oklahoma – Memphis 124-93
Cleveland – Brooklyn 101-120
New York – Philadelphia 73-79
Lakers – Minnesota 120-109