S’ka fitues në superderbin anglez
Liverpool dhe Manchester City kanë ndarë pikët në derbin e madh anglez, duke luajtur baras 1-1, të dielën në “Anfield”, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të Premier League-s.
Dueli mes dy skuadrave të mëdha në ishull, i dyti me të tretin, ka prodhuar një superndeshjes, edhe pse u shënuan vetëm dy gola.
Të skuadrat krijuan shumë raste, qëlluan shtylla, megjithatë, kjo supersfidë u mbyll pa fitues.
Stones (23’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar në epërsi kampionët në fuqi të Anglisë prej 0-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në zhveshtore.
Fraksioni i dytë i kësaj superpërballje, ka dhuruar një lojë dramatike deri në sekondën e fundit të kësaj ndeshje.
Mac Allister (50’) nga pika e bardh barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilën edhe u mbyll ndeshja, edhe pse të dy skuadrat patën rastet e tyre, sidomos në finish të kësaj sfidë dramatike.
Pas këtij barazimi, Liverpool ka 64 pikë, aq sa ka Arsenali në krye të tabelës, kurse, Man City renditet e treta me 63 sosh.