Donjeta Sadiku: Një ëndërr e bërë realitet
Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, është shprehur e ngazëllyer pasi siguroi biletën për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Sadiku përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se tashmë i është i është realizuar një ëndërr.
Ajo ka premtuar se në “Paris 2024”. Donjeta ka falënderuar trajneren e saj, Marjola Sallauka, familjen e vet dhe të gjithë ata që e përkrahen.
“Një ëndërr mu ba realitet, shumë punë, mund e sakrificë që më ka përcjellë gjatë kësaj periudhe, u shpërblyen në mënyrën e duhur e në kohën e duhur. Shumë momente gëzimi e krenarie përjetuam së bashku, e ju premtoj që do bëjë më të mirën që të festojmë dhe ne Paris. Falënderues përjetësisht trajneres time Marjola Sallauka, familjes time dhe të gjithë ata që më mbështetën gjatë këtij rrugëtimi. Rruga nuk përfundon këtu shihemi në Paris 2024”, ka shkruar Sadiku.