Trajneri i Dritës: Krijuam shumë por ky është futbolli
Akis Vavalis ka thënë se skuadra që ai drejton, Drita e Gjilanit, ka krijuar shumë në ndeshjen kundër Lirisë së Prizrenit në “Përparim Thaçi”.
Megjithatë, trajneri i Dritës tha se ishin të pafat pasi rezultati përfundimtar ishte 0:0.
“Nuk e nisëm mirë ndeshjen por më pas krijuam shanse, luajtëm mes linjave, shënuam gola por u anuluan për pozitë jashtë loje. Krijuam edhe raste tjera më pas. Në pjesën e dytë edhe pse nuk patëm shumë nga loja si në pjesën e parë, e kontrolluam atë. Nuk e lejuam Lirinë të krijojë më shumë se një shans. Ishim të pafat. Por duhet të punojmë sepse ky është futbolli. Duhej t’i finalizonim rastet që i kishim”, ka thënë për ArtMotion tekniku grek.