Vëllai mohon vdekjen e Dani Alves: Mizorë, ai po vuan dënimin
Vëllai i Dani Alves, Ney Alves, ka publikuar një video në Instagram duke sulmuar ata që kanë përhapur lajmin e rremë për vdekjen e vëllait të tij, i cili është bërë viral në rrjetet sociale në orët e vona të ditës së djeshme.
Për futbollistin brazilian, i burgosur në burgun Brians 2 në Barcelonë, ku po vuan dënimin për përdhunim, prej disa javësh është aktivizuar një protokoll kundër vetëvrasjes.
“Sa shumë mizori kanë qeniet njerëzore. Ju e keni dënuar tashmë për fjalët e një gruaje që hyri në një banjë burrash për të bërë diçka që vetëm ajo e di. Ai tashmë është dënuar. A nuk mjafton kjo? Ai është në burg. Tani çmenduria është që ti e dëshiron vdekjen e tij. Dëshiron të shohësh vëllain tim të vdekur. Po sa mizori është kjo?”, ka shkruar Ney Alves.