‘Heshtin’ rrjetat në ‘Përparim Thaçi’, Malisheva demolon Fushë Kosovën
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së dytë në elitën e futbollit tonë.
Derbi mes Lirisë dhe Dritës, sfidë kjo që u zhvillua në ‘Përparim Thaçi’ të Prizrenit, ka dhuruar një sfidë interesante, por ky ballafaqim nuk prodhoi asnjë gol, edhe pse të dy skuadrat patën rastet e tyre.
Madje, mysafirët nga Gjilani përmes Jasharit në fraksionin e dytë qëlluan shtyllën.
Malisheva shkatërron Fushë Kosovën
Malisheva pas fitores në javën e parë në udhëtim tek Dukagjini, sot para tifozëve të tyre deklasuan anëtarin e ri të elitës sonë, Fushë Kosovë, duke e mposhtur bindshëm prej 6-1.
Njeriu i ndeshjes padyshim se ishte Hazrollaj, i cili shënoi het-trik në minutën e 60-të, 67-të dhe 90+2’, derisa dygolësh realizoi Altin Aliu në minutën e 23-të dhe 83-të, kurse, një gol për fitoren e Malishevës e shënoi Ilir Mustafa në minutën e 89-të.
Golin e nderit për Fushë Kosovën e shënoi Urim Statovci në minutën e 25-të.