Çeku për suksesin e Sadikut: Moment plot krenari për vendin tonë

Çeku për suksesin e Sadikut: Moment plot krenari për vendin tonë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku, ka thënë se për Kosovën është krenari, fakti që boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka siguruar normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës.

Donjeta Sadiku, e ka siguruar kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi të shtunën mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për “LO Paris 2024”.

I pari i sportit tonë përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se ky sukses është moment krenari për Kosovën.

“Edhe një sukses nga vajzat tona sportiste. Kampionja jonë Donjeta Sadiku siguron normën olimpike dhe kualifikohet në Lojërat Olimpike Paris 2024.  Moment plot krenari për vendin tonë. Urime Donjetës, federatës së boksit dhe komunitetit të sportit”, ka shkruar ministri Çeku.

Share This