Nuk ka të ndalur Manaj, sërish gjen golin në Turqi
Sulmuesi shqiptar i Sivassporit, Rey Manaj nuk të ndalur në elitën e futbollit turk.
Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka shënuar golin e radhës për Sivassporin.
Manaj në minutën e 64-të gjeti rrugën e golit në duelin Sivasspori- Alanyasporit.
Ky është goli i 15-të për shqiptarin këtë sezon të garave. Në skuadrën e Alanyasporit titullar ishin edhe dyshja kosovare, Fidan Aliti dhe Florent Hadergjonaj.