Liverpool me përmbysje mposht Bournemouth
Liverpooli ka bërë një super paraqitje në duel me Bournemouth, duke prekur fitoren e parë këtë sezon të garave në Premier League.
Të besuarit e Jurgen Klopp me përmbysje mposhtën Bournemouth, me rezultat 3-1, të shtunën në kuadër të javës së dytë në elitën e futbollit anglez.
Skuadra mysafire më e mirë e nisi këtë sfidë dhe pas vetëm tre minutave lojë përmes Semenyo kaluan në epërsi prej 0-1.
Mirëpo, ‘The Reds’ pas golit të pësuar, më të gjitha forcat u hodh në sulm drejt portës kundërshtare.
Fillimisht Diaz (28’), barazoi shifrat në 1-1, tetë minuta më vonë Salah kalojë Liverpoolin në avantazh prej 2-1.
Për golin e qetësisë për nikoqirët u përkujdes Jota (62’). Liverpool nga minuta e 58-të luajti më një lojtar më pak në terren, pasi që MacAllister u largu nga terreni më karton të kuq.