Superliga e hendbollit rikthehet me tri duele joshëse

Superliga e hendbollit rikthehet me tri duele joshëse

Superliga e Kosovës në hendboll, rikthehet sot me tri ndeshjet e para të javës së 20-të.

Lideri i klasifikimit, Rahoveci, e pret Trepçën e Mitrovicës, nga ora 19:00, ndeshje kjo luhet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

“Vreshtarët” synojnë fitoren e 20-të rresht, ndërsa mitrovicasit do të bëjnë përpjekje për rezistencë, ndonëse me fond të limituar lojtarësh. Trepça është e treta me 24 pikë, ndërsa Rahoveci udhëheq me 38 pikë.

Kastrioti – Vëllaznimi (19:00) dhe Vushtrria – Deçani (20:00) janë dy ndeshjet tjera interesante që zhvillohen sot.

Xhiroja e 20-të do të mbyllet të hënën me duelin mes Prishtinës dhe Besa Famgasit, përballje kjo që starton në orën 20:00.

Kampionia aktuale, Besa Famgas, është e dyta me 30 pikë. Prishtina renditet e pesta me 18 pikë.

Share This