Erik Ten Hag optimist për “Djajtë e Kuq”: Manchester United ka të ardhme të ndritur

Erik Ten Hag optimist për “Djajtë e Kuq”: Manchester United ka të ardhme të ndritur

Edhe pse Manchester United nuk është në formën më të mirë, ku renditet në vendin e 6-të në Premier League dhe jashtë garave evropiane, tekniku Erik Ten Hag beson se “Djajtë e Kuq” janë në drejtimin e duhur.

Sipas trajnerit holandez, ekipi anglez do të kishte 75 fitore këtë sezon nëse nuk do të kishte lojtarë të dëmtuar.

54-vjeçari beson se Manchester United ka një të ardhme të ndritur.

“Ne jemi në drejtimin e duhur. Imagjinoni që kishim shumë më shumë lojtarë në dispozicion dhe jo lëndime… mund të kishim lehtësisht 75 fitore!”. Ju mund të shihni se ka një të ardhme të ndritur për këtë ekip”, theksoi ai, teksa deklaratën e ka shpërndarë gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano.

Share This