Simeone për Griezmann: Nuk e di nëse do të jetë për Interin
Në prag të ndeshjes së La Ligës kundër Cadiz, Diego Simeone bëri vlerësimin e Antoine Griezmann, i munguar që nga 20 shkurti pas ndrydhjes së kyçit të këmbës kundër Interit.
Sulmuesi francez i është rikthyer stërvitjeve në grup, por trajneri i Atletico-s është duke përgatitur parataktika për ndeshjen e dytë të 16-shes së Ligës së Kampionëve të planifikuar për të mërkurën në Civitas Metropolitano.
“Ai nuk do të jetë në dispozicion për nesër, nuk e dimë nëse do të rikthehet kundër Interit apo në ndeshjen e ardhshme kundër Barcelonës”, ishin fjalët e Cholo në konferencën për shtyp.
Griezmann po, Griezmann jo. Rikuperim ose jo, pas tre javësh mungesë gjendja e sulmuesit francez, i munguar në fushë për tre javë, pashmangshmërisht nuk do të jetë optimale. Në të njëjtën kohë, kontributi i Griezmann për ekipin është thelbësor dhe Cholo vështirë se do të heqë dorë nga ai për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.
Prandaj nuk do të ishte çudi ta shihnim atë në stol të gatshëm për të luajtur të paktën një pjesë të ndeshjes.