Hojlund “futbollisti i muajit” në Angli, nderohet edhe trajneri i Arsenalit
Rasmus Hojlund është zgjedhur si lojtari i muajit në Premier League, pas serisë së golave të sulmuesit të Manchester United, teksa tekniku i Arsenal Mikel Arteta, është zgjedhur si trajneri i muajit, pasi topçinjtë nuk pësuan asnjë humbje në shkurt.
Pas një fillimi të vështirë në Premier League pas transferimit të tij për 72 milionë paund nga Atalanta, 21-vjeçari vuajti për t’u përshtatur në kampionatin e ri, duke e shënuar golin e tij të parë vetëm dhjetorin e kaluar në fitoren 3-2 ndaj Aston Villa.
Ishte një gol çlirimi për sulmuesin, i cili që nga ajo kohë ka qenë në formë fantastike duke shënuar 7 gola në 6 ndeshjet e fundit në kampionat, si dhe dha dy asiste duke ndihmuar United të mos humbte asnjë nga këto sfida.
Dëmtimet patën një impakt në formën e tij gjithsesi me danezin që mungoi në disfatat e fundit të United kundër Fullham dhe Manchester Cityt. Hojlund gjithsesi po punon me shpresë për të patur një shans për t’u rikthyer në përballjen e Manchester United me Everton.
ARTETA I VETMI TRAJNER PA HUMBJE NË SHKURT
Ndërkohë për sa i përket Artetës forma e shkëlqyer e Arsenal në shkurt i ka ndihmuar topçinjtë të ngushtojnë hendekun me Liverpool dhe Manchester City në vetëm dy pikë.
Ka qenë një muaj i shkëlqyer për skuadrën e Artetës që mori një fitore të madhe ndaj kryesuesve të kryesuesve të Liverpool në
“Emirates Stadium” në fillim të muajit para se të shënonte fitoret e thella 6-0 ndaj West Ham dhe 5-0 ndaj Burnley.
Golat vijuan të vijnë, me londinezët që mposhtën edhe Newcastle 4-1 duke shënuar plot 18 gola në shkurt me Artetën që u shpall trajneri i muajit për herë të 7-të që kur erdhi te Arsenal në vitin 2019.