Eliminohen Fationa Kasapi dhe Flaka Loxha nga Grand Prix Upper Austria
Xhudistët Fationa Kasapi dhe Flaka Loxha janë eliminuar nga turneu i xhudos, Grand Prix Upper Austria.
Kasapi e Loxha e mbyllen këtë turne në rundin e dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Kasapi raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa u mposht në të dytin nga xhudistja serbe, Marica Perishiq.
Ndërsa, Flaka Loxha mposhti Mariana Esteves në raundin e parë, por u ndal nga belgia, Mina Libeer.
Nesër e pasnesër do të garojnë edhe Loriana Kuka, Akil Gjakova dhe Dardan Cena.