Sonte dueli i Joshua – Ngannou
Vjen momenti. Meçi i madh mes Anthony Joshua dhe Francis Ngannou do të zhvillohet sonte në Riad të Arabisë Saudite.
Britaniku do të kërkojë fitoren e radhës përball ish-kampionit të peshave të rënda të UFC, Francis Ngannou, një meç që pritet të dhurojë duel tejet të fortë.
Kujtojmë se fituesi i këtij meçi mund të përballet me njërin nga dyshja Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk për kampionin e padiskutueshëm botëror të peshave të rënda.
Dueli mes Joshua-s dhe Ngannou nis në orën 23:00.